Franca bashkohet si bashkësponsor i Rezolutës për Srebrenicën       / Foto: AA

Franca i është bashkuar si bashkësponsor Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, e cila duhet të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Franca bashkohet për të qenë një bashkësponsor i Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë. Faleminderit vendit tonë mik, Presidentit Macron dhe misionit francez në OKB”, thuhet në profilin zyrtar të Qendrës Përkujtimore të Srebrenicës në rrjetin social X.

Ata po ashtu shpërndanë edhe një video-mesazh nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili tha se Franca kujton dhe do të kujtojë gjithmonë vuajtjet që përjetoi Bosnjë e Hercegovina 25 vjet më parë në momentet më të errëta që Evropa ka parë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

“Më 11 korrik 1995 dhe në ditët që pasuan, këtu në Srebrenicë të Bosnjë e Hercegovinës ndodhi një nga tragjeditë më të rënda në historinë moderne. Franca nuk i ka harruar më shumë se 8.000 viktima, të rritur dhe fëmijë, të vrarë. Me emocione të thella, përshëndes viktimat e mbijetuara të gjenocidit dhe familjet e tyre dhe shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta”, tha Macron.

Më 2 maj, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të diskutojë edhe për Rezolutën për Srebrenicën, një çështje që tashmë ka shkaktuar reagime të shumta në rajon, veçanërisht në mesin e zyrtarëve të entitetit boshnjak RS dhe Serbisë.

TRT Balkan / agjencitë