Francë: Pengohen protestat propalestineze, thirrje për protesta proizraelite / Foto: AA

Përderisa në Francë bëhen përpjekje për të penguar protestat me pjesëmarrje të gjerë në mbështetje të Palestinës, disa politikanë bëjnë thirrje për mbajtjen e protestave pro Izraelit.

Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Francës Yael Braun-Pivet dhe kryetari i Senatit Francez Gerard Larcher në postimet e tyre nga llogaritë e medias sociale X kanë bërë thirrje për organizimin e protestave kundër antisemitizmit.

Larcher dhe Pivet kërkuan nga francezët pjesëmarrje në protestën që do mbahet më 12 nëntor në Paris dhe të protestojnë kundër antisemitizmit. Në një intervistë për "Le Figaro", Larcher dhe Pivet mbrojtën idenë e tyre se "vlerat themelore të tilla si republika, respektimi i të drejtave të njeriut dhe laicizmi janë në rrezik" pas 7 tetorit kur filluan sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës.

Lideri i Partisë Socialiste të Francës Olivier Faure javën e kaluar u bëri thirrje partive politike për unitet kundër antisemitizmit.

Pavarësisht pengesave, vazhdon pjesëmarrja në protestat propalestineze

Pavarësisht ndalesave, qytetarët e Francës vazhdojnë të tregojë interes intensiv për protestat në mbështetje të Palestinës dhe vazhdojnë të bëjnë thirrje për paqe në Gaza duke kritikuar qëndrimin proizraelit të qeverisë së presidentit Emmanuel Macron.

Pavarësisht ndalesave, në javët e fundit janë mbajtur protesta të shumta në qytete të ndryshme të vendit, ku në protestën e mbajtur pro Palestinës në fundjavë në Paris morën pjesë dhjetëra mijëra persona.

Pas sulmeve të Izraelit kundër Gazës, qeveria vendosi ndalesë totale ndaj protestave propalestineze dhe ky vendim u referua në Këshillin e Shtetit (organi gjyqësor administrativ) me arsyen se është kundër lirisë së shprehjes.

Ndërsa Këshilli i Shtetit dha vendimin se nuk mund të merret një vendim për ndalesën masive lidhur me protestat dhe se zyrtarët duhet të marrin vendime në bazë të incidenteve. Që nga fillimi i protestave në mbështetje të Palestinës e deri më tani, është rritur numri i personave që janë arrestuar me arsyen e antisemitizmit në vend.

Iniciativa në Senat që anticionizmi të konsiderohet krim

Senatori nga Partia Republikane, Stephane Le Rudulier tha se në protestat në mbështetje të Palestinës janë djegur flamuj të Izraelit dhe ndërmori iniciativë që "anticionizmi të konsiderohet krim".

Në projektligjin e paraqitur në Senat nga 16 senatorë nën kryesimin e Le Rudulier kërkohet dënimi me 1 vit burg dhe 45 mijë euro gjobë për ata që vënë në dyshim shtetin e Izraelit dhe 2 vite burg dhe 75 mijë euro gjobë për ata që ofendojnë Izraelin.

Në projektligj u kërkua dënimi me 5 vjet burg dhe 100 mijë euro gjobë për ata që nxisin dhunë dhe urrejtje kundër shtetit të Izraelit. Miratimi i projektligjit që barazonte antisemitizmin me anticionizmin në vitin 2019 në Asamblenë Kombëtare të Francës shkaktoi debate.

Ndërkohë akademikë të shumtë dhe shkencëtarë vendosën theksin mbi rëndësinë e luftës kundër antisemitizmit si dhe ndanë idenë e tyre se anticionizmi është legjitim.

AA