Fushata e dytë e vaksinimit, UNRWA: Mbi 160 mijë fëmijë të vaksinuar / Photo: AA

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) ka njoftuar se ekipet e saj vaksinuan më shumë se 160 mijë fëmijë, përkatësisht në ditën e parë të fazës së dytë të një fushate vaksinimi ndaj poliomielitit në Gazën jugore.

"Mijëra familje shkuan në institucionet shëndetësore për të marrë vaksina nga ekipet mjekësore të UNRWA-së. Mbi 160 mijë fëmijë u vaksinuan në ditën e parë të fushatës së vaksinimit kundër poliomielitit në zonat jugore të Gazës dje", raportoi agjencia e OKB-së.

Bazuar në të dhënat e burimeve zyrtare, fushata fokusohet në Gazën qendrore nga 1 deri më 4 shtator, ndjekur nga qyteti Khan Younis nga 5 deri më 9 shtator dhe do të përfundojë në qytetin Gaza dhe rajonet veriore nga 9 deri më 12 shtator.

Sipas UNRWA-s, vaksinimi do të vazhdojë në "sa më shumë fëmijë të jetë e mundur".

Faza e dytë e fushatës së vaksinimit kundër poliomielitit në Gazën jugore ka filluar nga dje, pas vaksinimit të mbi 189 mijë fëmijëve në rajonin qendror në raundin e parë.

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi mbërritjen e grupit të parë të vaksinave më 25 gusht, respektivisht 1,26 milionë doza.

Urgjenca e fushatës u theksua nga konfirmimi i rastit të parë të poliomielitit në Gaza në 25 vjet, respektivisht muajin e kaluar te një fëmijë 10-muajsh muajin e kaluar.

Më 16 gusht, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje për një armëpushim humanitar 7-ditor për të mundësuar vaksinimin e 640 mijë fëmijëve, një kërkesë që u mbështet nga UNRWA-ja.

AA