Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se “qendrat ushtarake në Izrael ishin objektiv i sulmeve me raketa.
Garda Revolucionare lëshoi një deklaratë në lidhje me sulmet me raketa ndaj Izraelit.
Në deklaratë thuhet se operacioni “shënjestroi objektet strategjike ushtarake në territoret palestineze të pushtuara nga Izraeli dhe objektivat u goditën me një shkallë suksesi prej 90 për qind, pavarësisht se mbroheshin nga sisteme të gjera mbrojtëse”.
Shtohet se objektivat ishin bazat ajrore dhe qendrat ushtarake ku ishin planifikuar vrasjet e liderit të Hamasit Ismail Haniyeh, liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe gjeneralit iranian Abbas Nilfurashan, të cilët u vranë në sulmet izraelite në periudhën e kaluar.
U theksua se operacioni “u krye në kuadrin e të drejtës për vetëmbrojtje dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe se çdo agresion nga armiku do të përballet me një përgjigje shkatërruese”.
Garda Revolucionare e Iranit njoftoi më herët se kishte nisur një sulm ndaj Izraelit me dhjetëra raketa balistike.
Pas lëshimit të raketës, sirenat u dëgjuan në të gjithë Izraelin, përfshirë Tel Avivin.