Gaza: 11 të vrarë në një sulm izraelit në një shkollë në Khan Younis /               Foto: AA

Të paktën 11 palestinezë u vranë në një sulm izraelit në një shkollë të lidhur me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinez (UNRWA) në qytetin Khan Younis në Rripin jugor të Gazës.

Sipas lajmeve nga agjencia palestineze e lajmeve WAFA, ushtria izraelite ka kryer një sulm ajror mbi një shkollë të UNRWA-s në Khan Younis, ku kishin gjetur strehim palestinezët e zhvendosur.

Në sulmin mbi shkollën afër spitalit Nasser janë vrarë 11 palestinezë, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur.

Forcat izraelite, që nga 7 tetori i vitit të kaluar, kanë vrarë rreth 45.000 njerëz në Rripin e Gazës, kryesisht gra dhe fëmijë.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar muajin e kaluar urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me akuzën për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

AA
Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të shfletoni faqen, ju pranoni përdorimin e cookies.Politika e Cookies
Pranoj