Të paktën 165 palestinezë janë vrarë dhe 280 janë plagosur në 24 orët e fundit, kurse shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja teksa forcat izraelite po i vazhdojnë sulmet e tyre në Rripin e Gazës, tha sot Ministria e Shëndetësisë e enklavës së rrethuar.
“Okupatori izraelit kreu 14 masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës, duke lënë 165 dëshmorë dhe 280 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e ministria.
“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, bëhet e ditur nga ministria.
Me viktimat e fundit palestineze, numri i të vrarëve në sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Gaza që nga 7 tetori është rritur në 24.927, ndërsa 62.388 të tjerë janë plagosur, tha ministria.
Izraeli ka nisur sulmin Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor, në të cilin Tel Avivi thotë se janë vrarë afro 1.200 njerëz.
Sipas OKB-së, 85 për qind e popullsisë në Gaza është tashmë e zhvendosur brenda vendit. Ata përballen me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, kurse 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.