Një deklaratë e fundit nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza informon lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 364 ditësh në Rripin e Gazës.Në gjenocidin që Izraeli kryen prej rreth një viti ndaj Rripit të Gazës theksohet se vetëm në 10 ditët e fundit kanë humbur jetën 296 palestinezë, ndërsa 837 të tjerë janë plagosur.
Sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës kanë përfshirë "3 masakra", ndërsa janë vrarë 14 palestinezë dhe 50 të tjerë janë plagosur.
Nga sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 41.802, ndërsa i të plagosurve në 96.844.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve, ende ka kufoma të të vrarëve ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.