Gaza përgatitet për Ramazanin nën hijen e armëpushimit / Foto: AA

Në qytetin e Gazës, palestinezët bëjnë përgatitjet për muajin e Ramazanit nën hijen e armëpushimit dhe marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve që hyri në fuqi më 19 janar mes Izraelit dhe Hamasit.

Palestinezët bënë blerjet e tyre për muajin e Ramazanit në një treg të ngritur në mesin e ndërtesave të shkatërruara nga sulmet izraelite.

Pas tetorit 2023, Izraeli zhvilloi ofensivën e tij brutale ushtarake në gjithë Rripin e Gazës, duke shkaktuar shkatërrim të gjerë, përfshirë shkolla, spitale, shtëpi si dhe duke mos kursyer as lokacionet historike dhe arkeologjike në rajon.

AA