Gaza: Prej 7 tetorit Izraeli vrau 500 anëtarë të personelit mjekësor / Photo: Reuters

Të paktën 500 anëtarë të personelit mjekësor janë vrarë që nga fillimi i luftës së Izraelit në Gaza më 7 tetor të vitit të kaluar, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar pasi bota shënoi Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve.

“Këtu në Palestinë dhe në Gaza në veçanti, kjo ditë kalon pasi pushtimi izraelit ka vrarë 138 infermierë. Dita Ndërkombëtare e Infermierëve të këtij viti është e jashtëzakonshme dhe është e drejta jonë ta quajmë këtë vit Viti i Infermierisë”, tha zëdhënësi i ministrisë Khalil al-Daqran gjatë një konference për shtyp në margjinat e një proteste të organizuar nga infermierët në spitalin eq qytetit Deir al-Balah në Gaza qendrore.

“Infermieret, motrat medicinale dhe ekipet mjekësore janë një pjesë integrale e strukturës së popullit palestinez. Ata ishin dëshmorët që luajtën rolin e tyre kombëtar dhe humanitar për të shpëtuar jetën e të plagosurve dhe të sëmurëve”, tha al-Daqran.

“Ata e përmbushën betimin e tyre profesional në një vit ku u thyen rekordet për sa i përket sasisë së trajtimit të ofruar në rrethanat kur personeli mjekësor u martirizua, u plagos, u zhvendos në tenda ose u mbajt në burgjet raciste izraelite, me numrin e personelit mjekësor që arrinte në 500 ëshmorë, 1.500 të plagosur dhe 312 të arrestuar”, shtoi ai.

Al-Daqran i bëri thirrje “komunitetit ndërkombëtar dhe njerëzve të lirë të botës që të mbrojnë personelin mjekësor dhe institucionet shëndetësore dhe të kriminalizojnë sulmet kundër tyre”.

TRT Balkan / agjencitë