Është rritur në 34.356 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite vazhdon prej 203 ditësh në Rripin e Gazës.
Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani.
Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj Rripit të Gazës kanë humbur jetën 51 palestinezë, ndërsa 75 të tjerë janë plagosur.
Në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë prej 203 ditësh kundër Rripit të Gazës, numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 34.356, ndërsa i të plagosurve në 77.368.
Më tej, theksohet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.