Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e pamëshirshme izraelite në enklavën e bllokuar që nga tetori i kaluar ka arritur në 37.431.
Ndërsa, të paktën 85.653 palestinezë kanë mbetur të plagosur nga sulmet agresive.
Në deklaratë thuhej se vetëm gjatë 24 orëve të fundit shënjestrimet e forcave izraelite kanë marrë jetën e 35 personave dhe plagosën gjithashtu 130 të tjerë në katër masakra kundër familjeve.
"Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje të arrijnë tek ta.", theksohej më tej.
Ndërkaq, duke shpërfillur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli është përballur me dënimin ndërkombëtar në mes të ofensivës së tij brutale të vazhdueshme në Gaza që nga një sulm i 7 tetorit 2023 nga grupi palestinez Hamas.
Mbi tetë muaj pas luftës izraelite, pjesë të mëdha të Gazës janë shndërruar në gërmadha, mes një bllokade shkatërruese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.