Gaza, shkon në 40.861 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite / Photo: AA

Është rritur në 40.861 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza raportoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 334 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Rripit të Gazës janë vrarë 42 palestinezë, ndërsa 107 të tjerë janë plagosur.

Në 10 ditët e fundit në sulmet e ushtrisë izraelite kundër Gazës, kanë humbur jetën 456 persona dhe janë plagosur 930 të tjerë.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 40.861, ndërsa i të plagosurve në 94.398.


AA