Gaza, shkon në 41.909 numri i të vdekurve nga sulmet izraelite / Photo: AA

Numri i personave që humbën jetën në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës që prej 7 tetorit 2023 është rritur me 39 në 24 orët e fundit, duke arritur në 41.909.

Në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet që Izraeli po kryen në Rripin e Gazës prej 367 ditësh.

Në "4 masakra" të kryera nga ushtria izraelite në zona të ndryshme të Rripit të Gazës në 24 orët e fundit, ministria tha se 39 persona kanë humbur jetën, ndërsa 137 kanë mbetur të plagosur.

Numri i të vdekurve në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori u rrit në 41.909, ndërsa i atyre të plagosurve në 97.303.

AA