Të paktën 100 njerëz u vranë në zonën e kampit të refugjatëve Jabalia, në lindje dhe në veri të Rripit të Gazës, si pasojë e bombardime të forta nga avionët luftarakë izraelitë të enjten.
Mbrojtja Civile në Rripin verior të Gazës njoftoi se ekipet e saj nuk ishin në gjendje të arrinin deri tek të vrarët dhe të plagosurit për shkak të bombardimeve intensive izraelite, raporton agjencia e lajmeve WAFA.
Shoqata Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe tha se forcat pushtuese po mbajnë nën rrethim qendrën e urgjencës Jabalia, duke kërcënuar sigurinë e 127 qytetarëve, përfshirë stafin mjekësor dhe 22 të plagosur, shtoi WAFA.
Izraeli filloi një bombardim ajror dhe tokësor të Rripit të Gazës, vendosi një rrethim dhe filloi një ofensivë tokësore në hakmarrje për një sulm ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.
Sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza të mërkurën, më shumë se 20.000 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori.
Më shumë se 8.000 të vrarë në këto sulme janë fëmijë, dhe 6.200 gra. Rreth 52.600 palestinezë janë plagosur në sulmet e vazhdueshme izraelite, ndërsa në deklaratë thuhej se nën rrënoja janë rreth 6.700 persona.