Gaza: Të paktën 31.272 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite

Gaza: Të paktën 31.272 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite

Gaza: Të paktën 31.272 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite
Gaza: Të paktën 31.272 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite. / Foto: AA Archive

Numri i palestinezëve të vrarë në ofensivën vdekjeprurëse të Izraelit e akuzuar për gjenocid në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit të kaluar është rritur në 31.272, njoftoi të mërkurën Ministria e Shëndetësisë e enklavës.

Në njoftimin e Ministrisë shtohet se nga sulmet janë lënduar 73.024 persona.

“Të paktën 88 persona janë vrarë dhe 135 janë plagosur në sulmet izraelite në 24 orët e fundit”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se shumë janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë, pasi shpëtimtarët nuk mund t'i arrijnë.

Sipas Ministrisë, rreth 72 për qind e viktimave palestineze janë gra dhe fëmijë.

Më 26 janar, pas një padie për gjenocid të ngritur nga Republika e Afrikës së Jugut, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi që Izraeli duhet të përmbahet nga çdo veprim në lidhje me vrasjen, sulmet dhe shkatërrimin e banorëve të Rripit të Gazës dhe të marrë të gjitha masat për të parandaluar gjenocid.

Sulmet, megjithatë, vazhdojnë të pandërprera dhe dërgimi i ndihmave mbetet i pamjaftueshëm për të trajtuar katastrofën humanitare.

TRT Balkan / agjencitë