Gazetari dhe bashkëshortja e tji vriten në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gaza

Një gazetar i Gazës, Mohammad Harris, dhe gruaja e tij u vranë me dy fëmijët e tyre të plagosur në një sulm ajror izraelit të dielën (10 nëntor) në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gaza qendrore.

"Trupat e dy martirëve -- një burri dhe gruas së tij -- u morën si rezultat i bombardimeve izraelite të një kampi tendë që strehonte njerëz të zhvendosur," tha një burim mjekësor në Spitalin e Martirëve Al-Aksa.

Spitali Al-Awda konfirmoi se kishte marrë dy fëmijët e plagosur. Dëshmitarët okularë thanë se bombardimet izraelite kishin në shënjestër një tendë në zonën Sawarha të kampit. Më herët, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se vrasjet e gazetarëve në Gaza që nga 7 tetori i vitit të kaluar kanë qenë "të papranueshme", duke kërkuar mbrojtjen e shtypit.

Izraeli ka vazhduar një ofensivë shkatërruese në Gaza që nga tetori i vitit të kaluar, pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm.

Më shumë se 43.500 njerëz janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe mbi 102.700 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore. Përpjekjet ndërmjetësuese të udhëhequra nga ShBA-ja, Egjipti dhe Katari për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza dhe shkëmbim të të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit kanë dështuar për shkak të refuzimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të ndalur luftën.

Izraeli përballet me një akuzë gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij vdekjeprurëse në Gaza.

TRT Balkan / agjencitë