Gjermani ballafaqohet me mungesë të antibiotikëve për fëmijët.     /Foto: AA

Qeveria gjermane njoftoi të premten se ka mungesë të antibiotikëve për fëmijët në vend dhe premtoi se do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për zgjidhjen e problemit.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Berlin, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Sebastian Gulde tha se Ministria kishte informuar autoritetet rajonale për problemin.

Ai shtoi se kanë nisur mekanizmat e nevojshëm brenda sistemit të paralajmërimit të hershëm dhe autoritetet lokale tani do të jenë në gjendje të reagojnë më fleksibël dhe të blejnë antibiotikë nga jashtë në një mënyrë joburokratike.

Një sindikatë udhëheqëse e mjekëve paralajmëroi më herët për një mungesë akute të antibiotikëve për fëmijët në Gjermani dhe bëri thirrje për hapa urgjentë për të trajtuar problemin.

“Fëmijët që kanë vërtet nevojë për një antibiotik ndonjëherë nuk mund ta marrin atë”, tha për mediat gjermane Jakob Maske, zëdhënës i sindikatës së pediatërve BVKJ, duke shtuar se situata është “shumë shqetësuese”.


TRT Balkan / agjencitë