Gjykata suedeze refuzoi deportimin e të dënuarit të PKK/YPG-së në Türkiye

Gjykata suedeze refuzoi deportimin e të dënuarit të PKK/YPG-së në Türkiye

Prokurori Ihrman kërkoi dënimin me 5 vjet burg për të pandehurin dhe kërkoi ekstradimin e tij në Türkiye.
Gjykata suedeze refuzoi deportimin e të dënuarit të PKK/YPG-së në Türkiye. / Foto: AA

Gjykata e Lartë në Suedi la në fuqi dënimin me burg të një 40-vjeçari i cili u dënua me 4,5 vjet burg për marrjen e haraçit për organizatën terroriste PKK/YPG në Suedi, por anuloi vendimin për ta deportuar atë në Türkiye pas vuajtjes së dënimit.

Në deklaratën me shkrim të Gjykatës së Lartë thuhet se personi në fjalë është shpallur fajtor për veprat penale "Financim i terrorizmit", "Tentativë zhvatjeje" dhe "Sulm me armë" dhe se është miratuar dënimi i dhënë nga një gjykatë më e ulët.

Në deklaratë theksohet se një gjykatë më e ulët ka anuluar edhe vendimin për deportimin e kriminelit në Türkiye pas vuajtjes së dënimit. Gjykata e Rrethit të Stokholmit njoftoi më 6 qershor se ky person është dënuar me 4,5 vjet burg për "Financim të terrorizmit", "Tentativë zhvatjeje" dhe "Sulm me armë".

Më tej, në deklaratë thuhej se i dyshuari, i cili grumbullonte haraç për organizatën terroriste, pas vuajtjes së dënimit do të deportohej në Türkiye. Sipas kësaj, për herë të parë në vend është dënuar me burg një person që ka mbledhur haraç në emër të organizatës terroriste PKK/YPG.

Prokurori Hans Ihrman, i cili përgatiti aktakuzën, tha se "PKK-ja akuzohet se ka mbledhur para me anë të shantazhit në Suedi. Është pjesë e aktiviteteve më të gjera që janë kryer në mënyrë të organizuar për një kohë të gjatë. Ka prova të forta se i dyshuari po vepron në emër të PKK-së".

Prokurori Ihrman kërkoi dënimin me 5 vjet burg për të pandehurin dhe kërkoi ekstradimin e tij në Türkiye.

Në lajmet e televizionit shtetëror SVT thuhet se i pandehuri është arrestuar në janar pasi ka kërkuar haraç nga një restorant duke kërcënuar me armë për organizatën terroriste PKK. Sipas raportit të Shërbimit Informativ Suedez SEPO, personi i dënuar është një nga figurat e rëndësishme të organizatës terroriste PKK në vend.

Në deklaratën e tij për gazetën "Dagens Nyheter" në prill, ministri i Jashtëm suedez Tobias Billström përmendi organizatën terroriste PKK/YPG si arsye pse Türkiye nuk e miratoi anëtarësimin e Suedisë në NATO.

"Aktivitetet e PKK-së në territorin tonë janë shumë të gjera", ka thënë Billström.

TRT Balkan / agjencitë