Sara Netanyahu, gruaja e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, tha se ka diskutuar për lirimin e pengjeve izraelite në Rripin e Gazës me Donald Trump, i cili u zgjodh presidenti i 47-të amerikan.
Trump dhe Sara Netanyahu biseduan gjatë darkës në Florida të SsBA-së.
Bashkëshortja e kryeministrit izraelit njoftoi në rrjetet sociale se me Trump ka diskutuar për miqësinë dhe marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Izraelit.
Ajo theksoi se kanë biseduar edhe për situatën e pengjeve izraelite në Gaza, duke shtuar se i ka thënë Trumpit se duhet të merren masa të menjëhershme për lirimin e pengjeve.
AA