Grupet palestineze filluan negociatat për pajtimin kombëtar në Moskë

Grupet palestineze filluan negociatat për pajtimin kombëtar në Moskë

Në fillim të negociatave mori pjesë edhe ministri i Jashtëm rus Llavrov.
Grupet palestineze filluan negociatat për pajtimin kombëtar në Moskë / Foto: AA

Grupet palestineze filluan sot një raund të ri negociatash për pajtimin kombëtar në Moskë në prani të ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov.

Bassam al-Salhi, sekretari i përgjithshëm i Partisë Popullore Palestineze, tha për Anadolu se Llavrov e filloi fjalimin e tij në takim duke theksuar mbështetjen e Rusisë për të drejtën e popullit palestinez për të krijuar shtetin e tij të pavarur në territorin e vitit 1967 dhe me Al-Kudsin Lindor (Jerusalemin ) si kryeqytet.

Ai gjithashtu deklaroi se Llavrov konfirmon përpjekjet e vazhdueshme të Rusisë për një armëpushim në Gaza.

Al-Salhi tha më tej se Llavrov e konsideron "sponsorizimin e vetëm" amerikan të procesit të paqes palestinezo-izraelite si arsye të dështimit të tij, i cili çoi në përkeqësimin e situatës në Lindjen e Mesme.

Grupet palestineze janë ndarë politikisht që nga viti 2007 në dy blloqe, ai i udhëhequr nga Fatah në Bregun Perëndimor dhe ai i udhëhequr nga Hamasi në Gaza.

Në vitet e fundit janë zhvilluar disa negociata, por nuk është arritur asnjë marrëveshje për të kapërcyer ndarjen politike midis grupeve palestineze.

Më 16 shkurt, Rusia njoftoi se do të presë grupet palestineze që do të zhvillojnë negociata ndërpalestineze nga 29 shkurt deri më 2 mars.

Bisedimet në Moskë po zhvillohen në mes të sulmit shkatërrues të Izraelit në Rripin e Gazës, i cili ka vazhduar që nga 7 tetori dhe deri më tani të marrë jetën e më shumë se 30.000 palestinezëve.

AA