Kreu i grupit mercenar rus Wagner ka thënë se forcat e tij kanë marrë kontrollin e qytetit të minierave të Ukrainës lindore Soledar, por se luftimet vazhduan, raportojnë agjencitë ruse të lajmeve.
Ukraina kishte thënë më herët gjatë ditës se forcat e saj po rezistonin ende pavarësisht një sulmi rus.
"Njësitë Wagner morën kontrollin e gjithë territorit të Soledar”, tha kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin, në një deklaratë të cituar nga agjencitë ruse.
Për ditën e mërkurën ai ka paralajmëruar se do të publikohet numri i të burgosurve.
Më 24 shkurt të vitit të kaluar filloi sulmi i Rusisë në Ukrainë. Lufta mes dy shteteve fqinje, përpos viktimave, ka shkaktuar pasoja të rënda ekonomike gjithandej botës.
TRT Balkan / agjencitë