Në Guatemala City, kryeqytetin e Guatemalas, të paktën 51 persona kanë humbur jetën pasi një autobus u rrëzua në një luginë.
Ekipet e shpëtimit janë aktivizuar për të rikuperuar të mbijetuarit pas aksidentit që ndodhi në orët e hershme të së hënës, kur një autobus ekstra urban u rrëzua në një luginë nën urën Belize në Zonën 6 të qytetit Guatemala City.
Mësohet se të paktën 51 kanë vdekur dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Presidenti i Guatemalës, Bernardo Arevalo, shpalli tri ditë zie kombëtare dhe aktivizoi ushtrinë e vendit dhe agjencinë e emergjencës për të ndihmuar pas fatkeqësisë.
AA