Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, paralajmëroi për rrezikun e përhapjes së armëve bërthamore.
Gjatë fjalës së tij në konferencën aktuale të shqyrtimit të palëve në Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT), e cila filloi më 1 gusht dhe përfundon të premten, Guterres u bëri thirrje vendeve që të tregojnë se është e mundur që kërcënimi bërthamor të ndalet.
Ai përsëriti se të gjitha palët treguan fleksibilitet dhe vullnet për kompromis gjatë negociatave.
Duke u bërë thirrje shteteve që të riangazhohen në tryezën e bisedimeve për të zbutur tensionet dhe për t'i dhënë fund një herë e përgjithmonë garës së armëve bërthamore, Guterres tha: "Kërcënimet me armë bërthamore duhet të ndalen".
Duke argumentuar se ndarjet midis vendeve duhet të zëvendësohen me dialog dhe diplomaci, ai theksoi: "E ardhmja e njerëzimit është në duart tona".
24 Gus 2022
Guterres: Të ndalen kërcënimet me armë bërthamore
“E ardhmja e njerëzimit është në duart tona”, kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gurerres në një konferencë.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Kryeprokurori i GjNP-së bën thirrje që të zbatohen urdhërarrestet
GjNP-ja nuk ka autoritet për të zbatuar mandatin e saj, por, teknikisht, secili nga 124 shtetet palë në Statutin e Romës duhet ta arrestojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ish-ministrin Galant dhe kreun e Hamasit, Mohamed Deif.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore