Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, në një bisedë telefonike me homologun e tij britanik David Cameron të premten, kërkoi uljen e tensioneve në Gjirin e Adenit, duke theksuar se rajoni tashmë po përballet me shumë sfida, thanë burimet diplomatike turke.
Fidan shprehu gatishmërinë e Türkiyes për të përmbushur detyrimet e saj për këtë çështje, thanë burimet, duke shtuar se situata në Gaza gjithashtu ishte diskutuar.
Ministri turk theksoi nevojën për përfundimin e menjëhershëm të luftës në Gaza, duke theksuar se përshkallëzimi përbën një rrezik serioz për sigurinë rajonale dhe stabilitetin ndërkombëtar.
ShBA-ja dhe Britania e Madhe nisën sulme ushtarake në Jemen të enjten vonë, pas një vargu sulmesh të Houthi-ve në Detin e Kuq që destabilizuan rrugët tregtare.
Grupi, i cili thotë se synon anijet e lidhura me Izraelin në solidaritet me popullin e Gazës, tha se Amerika dhe Britania "do të paguajnë një çmim të rëndë".
Sulmet, thonë vëzhguesit, mund të nxisin më tej tensionet në një rajon tashmë të paqëndrueshëm.