Hamas: Populli ynë nuk do të lejojë të zbatohen planet e dëbimit të Trumpit                             Foto: AA

Grupi palestinez i rezistencës, Hamas, tha të mërkurën se populli palestinez nuk do të lejojë që planet e presidentit amerikan Donald Trump për të dëbuar palestinezët nga Rripi i Gazës të shkojnë përpara.

Duke hedhur poshtë vërejtjet e Trump se banorët e Gazës "nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të largohen", udhëheqësi i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri tha se deklarata të tilla janë "një recetë për krijimin e kaosit dhe tensionit në rajon".

"Populli ynë në Rripin e Gazës nuk do të lejojë që këto plane të kalojnë," tha gjithashtu Abu Zuhri, duke shtuar se "ajo që kërkohet është t'i jepet fund okupimit dhe agresionit (izraelit) kundër popullit tonë, jo t'i dëbojë ata nga toka e tyre".

TRT Balkan / agjencitë