Varrimi i shefit të Hamasit, Ismail Haniyeh do të bëhet në Doha të premten, një ditë pas ceremonisë publik në Teheran, njoftoi Hamasi, grupi i rezistencës palestineze.
Në njoftimin e Hamasit, thuhet se Haniyes "do t'i jepet një ceremoni zyrtare dhe publike funerali në kryeqytetin iranian, Teheran, nesër,". Sipas tyre, trupi i tij do të transportohej në kryeqytetin e Katarit më vonë të njëjtën ditë.
Nga atje thonë se lutjet e varrimit do të mbahen në xhaminë Imam Muhamed bin Abdul Wahhab, xhamia më e madhe e Dohas, pas lutjeve të së Premtes, kurse varrimi do të kryhet në një varrezë në Lusail, në veri të kryeqytetit të Katarit.
Mes tjerash nga Hamasi bënë të ditur se ceremonia në Doha do të mbahet "me pjesëmarrje popullore dhe pjesëmarrje të fraksionve, dhe liderëve arabë dhe islamikë".