Hamasi tha se ka treguar "pozitivitet të plotë" në përpjekjet për të arritur një marrëveshje armëpushimi me Izraelin në Gazën e rrethuar, por gjithashtu akuzoi kryediplomatin amerikan Antony Blinken se po përpiqet "të na mbajë përgjegjës për pengimin e marrëveshjes së armëpushimit" në bashkëpunim me Izraelin.
Në një deklaratë, grupi palestinez i rezistencës tha se i kërkoi ShBA-së, aleatit më të madh të Izraelit, të ushtrojë presion ndaj Izraelit që të pranojë një marrëveshje që çon në një armëpushim të përhershëm në enklavën e bllokuar.
Hamasi tha se ndërsa zyrtarët amerikanë kanë thënë se Izraeli ka pranuar një propozim armëpushimi të përshkruar nga Presidenti Joe Biden më 31 maj, "ne nuk kemi dëgjuar asnjë zyrtar izraelit të konfirmojë këtë pranim".
Më herët, zyrtari i Hamasit, Taher al-Nunu, akuzoi Blinken për njëanshmëri, duke thënë se diplomati i lartë amerikan është sjellë sikur të ishte ministri i jashtëm i Izraelit.
"Atij i mungon neutraliteti. I mungon durimi. Ai vepron me standarde të dyfishta. Ai po përpiqet të portretizojë rezistencën [palestineze] sikur të jetë pala që pengon marrëveshjen”,i tha al-Nunu transmetuesit të Katarit Al Jazeera.