Anëtari i Byrosë Politike të Hamasit, Khalil al-Hayya, tha se lideri i lëvizjes, Yahya Sinwar, humbi jetën në sulmin izraelit.
Anëtari i Byrosë Politike të Hamasit, Al-Hayya, bëri një deklaratë me video lidhur me çështjen.
Në deklaratën e tij, Al-Hayya tha se Sinwar humbi jetën në sulmin izraelit dhe se ai doli përpara pa frikë, luftoi në vijën e frontit dhe se ka vepruar mes pozicioneve të luftës.
"Lufta do të vazhdojë në të gjitha tokat palestineze derisa të krijohet një shtet palestinez me Kudsin si kryeqytet", deklaroi al-Hayya.
Ai theksoi se pengjet izraelite nuk do të kthehen në vendin e tyre derisa të ndalen sulmet në Gaza, derisa forcat izraelite të tërhiqen plotësisht nga Gaza dhe derisa të burgosurit palestinezë të lirohen nga qendrat e paraburgimit.