Hamasi ka kritikuar Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GjPN) për "barazimin e ekzekutuesit me viktimën" pasi ajo kërkoi urdhërarreste për liderët e grupit të rezistencës palestineze.
Në një deklaratë në Telegram të hënën, Hamasi i kërkoi GjPN-së të lëshojë urdhërarreste për të gjithë kriminelët izraelitë të luftës dhe të anulojë ato kundër grupit palestinez.
Sipas pretendimeve të Hamasit, urdhrat për liderët e rezistencës palestineze nuk kanë bazë ligjore.
Hamas shtoi se urdhri i GjPN-së kundër udhëheqësve të rezistencës është në "shkelje të traktateve dhe rezolutave ndërkombëtare që i japin popullit palestinez dhe të gjithë njerëzve të pushtuar të drejtën për t'i rezistuar okupimit".
Ndërkaq, grupi i rezistencës palestineze theksoi gjithashtu se kërkesa e GjPN-së për urdhra arrestimi dhe ndalimi kundër udhëheqësve izraelitë erdhi shtatë muaj me vonesë, pasi mijëra krime u kryen kundër civilëve palestinezë.
Deklarata pohoi se "Kryeprokurori i GjPN-së duhet të kishte lëshuar urdhra arresti dhe ndalimi për të gjithë ushtarët përgjegjës dhe pjesëmarrës midis drejtuesve komandues pushtues", duke iu referuar neneve 25, 27 dhe 28 të Statutit të Romës.
GjPN-ja kërkoi të hënën urdhërsrrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant, shefin e Byrosë Politike të Hamasit Ismail Haniyeh, udhëheqësin e Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar dhe kreun e Brigadave Izz al-Din al-Qassam, Mohammed Deif.
Ndërsa, Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm në enklavë.