Hamasi: Në Gaza po kryhet holokaust i ri nazist /             Foto: AA

Anëtari i Byrosë Politike të Hamasit, Izzat al-Rishk, deklaroi se Izraeli kreu një Holokaust të ri nazist në Rripin e Gazës.

Rishk bëri një deklaratë me shkrim lidhur me bombardimet e ushtrisë izraelite mbi tendat ku palestinezët e zhvendosur qëndronin në kampusin e Spitalit të Dëshmorëve "Al-Aksa" në qytetin Deyr al-Balah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Ai tha se ushtria izraelite e kreu këtë sulm, ku mbetën të vrarë 4 persona dhe 40 të plagosur, shumica e të cilëve u dogjën rëndë, me armë amerikane, falë paaftësisë së komunitetit ndërkombëtar.

"Sulmi i ushtrisë sioniste duke synuar tendat e njerëzve të zhvendosur në Spitalin e Dëshmorëve 'Al-Aksa' në Deir al-Belah është një holokaust nazist", theksoi Al-Rishk.

Duke theksuar se Izraeli djeg për vdekje fëmijë, gra dhe të moshuar në tenda dhe qendra strehimi, Al-Rishk reagoi ndaj dështimit të komunitetit ndërkombëtar për të ndërmarrë veprime kundër këtij gjenocidi që po vazhdon prej një viti.

"Ne e dimë me siguri se komuniteti ndërkombëtar nuk do të marrë masa dhe organizata sioniste do t'i shpëtojë dënimit, por ne nuk do të përmbahemi nga thirrjet ndaj fëmijëve të Umetit. Është koha për të përshkallëzuar veprimet. Të gjithë duhet të ndërmarrin veprime sipas forcës së tyre, nuk duhet të mësoheni me masakrat kundër vëllezërve tuaj", tha Al-Rishk.

Një zjarr shpërtheu pasi ushtria izraelite bombardoi çadrat që strehonin civilët e zhvendosur në kopshtin e Spitalit të Dëshmorëve "Al-Aksa" në Rripin e Gazës gjatë natës dhe u raportua se të paktën 4 persona u vranë, ndërsa 40 të tjerë u plagosën në sulm.

AA