Hamasi: Nëse Izraeli sulmon Rafahun, ne u japim fund negociatave / Photo: AA

Anëtari i Byrosë Politike të Hamasit, Osama al-Hamdan, paralajmëroi se negociatat për shkëmbimin e të burgosurve do të përfundojnë, nëse Izraeli fillon një sulm tokësor në rajonin Rafah në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë për “Al Manar TV”, i cili njihet për afërsinë e tij me lëvizjen Hezbollah, Hamdan deklaroi se nëse forcat izraelite nisin një sulm tokësor në Rafah në Rripin jugor të Gazës, bisedimet e vazhdueshme për shkëmbimin e të burgosurve do të përfundojnë menjëherë, duke shtuar se, qëndrimi i tyre ndaj propozimeve në lidhje me negociatat me Izraelin është "negativ".

AA