Hamasi: Sulmi kufitar në Jordani, përgjigje normale ndaj krimeve izraelite / Photo: AA

Grupi palestinez i rezistencës Hamas tha se një sulm me armë zjarri që vrau tre izraelitë në kufirin me Jordaninë ishte një "përgjigje normale" ndaj "krimeve" izraelite kundër palestinezëve.

Të tre u vranë kur një shofer kamioni hapi zjarr në pikën kufitare të Mbretit Husein midis Jordanisë dhe Bregut Perëndimor të pushtuar, sipas mediave izraelite.

“Ky operacion heroik…është një përgjigje normale ndaj holokaustit që po kryen armiku nazist sionist kundër popullit tonë në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar, si dhe planet e tij për zhvendosjen dhe judaizimin e xhamisë Al-Aksa”, thuhet në njoftimin e Hamasit.

Mes të tjerash, Hamasi thonë se sulmi nënvizon refuzimin e popullit arab të okupimit dhe krimeve izraelite dhe mbështetjen e tyre për rezistencën e tyre të guximshme në mbrojtje të Jerusalemit dhe Al-Aksa-së.

TRT Balkan / agjencitë