Hamasi: Takimi i mbajtur në Kinë, hap i rëndësishëm drejt unitetit kombëtar / Foto: AA

Hamasi tha se takimi i zhvilluar mes grupeve palestineze në Kinë ishte "hap i rëndësishëm drejt unitetit kombëtar".

Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve Kombëtare të Hamasit, Husam Bedran, ka bërë një deklaratë me shkrim lidhur me takimin e grupeve palestineze në kryeqytetin e Kinës, Pekin, më 21 dhe 22 korrik.

Bedran tha se deklarata e rënë dakord nga grupet palestineze në Pekin ishte "hap i rëndësishëm drejt unitetit kombëtar të Palestinës". Duke falënderuar Kinën për "përpjekjet e mëdha" të saj në arritjen e deklaratës, Bedran tha se ShBA-ja e kundërshton marrëveshjen midis grupeve palestineze.

Ai tha se pika më e rëndësishme e deklaratës së nënshkruar nga grupet palestineze është "formimi i një qeverie të konsensusit kombëtar palestinez që do të qeverisë popullin palestinez në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, do të mbikëqyrë aktivitetet e rindërtimit dhe do të përgatisë kushtet për zgjedhje".

Kina priti një "takim gjithëpërfshirës kombëtar" më 21 dhe 22 korrik, ku morën pjesë grupet palestineze, veçanërisht Lëvizja Fatah dhe Hamasi.

AA