Hamasi thotë se nuk dëshiron prishjen e marrëveshjes për Gazën me Izraelin / Foto: Reuters

Grupi i rezistencës palestineze Hamasi ka thënë se nuk dëshiron që marrëveshja e armëpushimit të Gazës të rrëzohet.

Ndërmjetësuesit po ushtrojnë presion që marrëveshja të zbatohet plotësisht, të sigurojnë që Izraeli t'i përmbahet një protokolli humanitar dhe të rifillojë shkëmbimet e pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza për të burgosurit dhe të arrestuarit palestinezë të mbajtur nga Izraeli, tha Hamasi në një deklaratë.

Izraeli ka thirrur rezervistët ushtarakë që të përgatiten për një rishpërthim të mundshëm të luftës në Gaza nëse Hamasi nuk arrin ta përmbushë afatin e së shtunës për të liruar pengje të tjera izraelite.

AA