Haniyeh: Përkundër gjenocidit, Izraeli nuk ka arritur asnjë qëllim të tij      / Foto: AA

Shefi i Zyrës Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, tha se Izraeli, përkundër gjenocidit dhe masakrave që ka kryer, nuk ka mundur të arrijë asnjë nga qëllimet e tij në sulmet në Gaza.

Haniyeh po fliste në Asamblenë e 6-të të Përgjithshme të Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë të mbajtur në Doha, kryeqyteti i Katarit.

Haniyeh tha se Izraeli planifikon të shkatërrojë Hamasin, të shpëtojë të burgosur dhe me bombardime të detyrojë palestinezët në Gaza të migrojnë.

“Pavarësisht gjenocidit dhe masakrës që kreu në Gaza, Izraeli nuk mundi të arrinte asnjë nga qëllimet e tij”, tha Heniyyeh.

Duke thënë se pavarësisht gati 100 ditëve që nga sulmi, inteligjenca izraelite, aleatët e saj perëndimorë dhe dronët që fluturojnë mbi Gaza nuk kanë arritur të shpëtojnë një të burgosur të vetëm, Haniyeh theksoi se shpëtimi i të burgosurve të gjallë varet nga lirimi i të gjithë të burgosurve në burgjet izraelite.

Duke folur për planet e Izraelit për migrimin e detyruar, Haniyeh tha: "Këto synime kanë dështuar si rezultat i rezistencës dhe përkushtimit të popullit palestinez ndaj vendit të tyre".

TRT Balkan / agjencitë