Ndaj katër studentëve të Universitetit të Harvardit, të cilët organizuan protesta në mbështetje të Palestinës, do të nisë një proces disiplonor. Siç raporton gazeta "The Crimson", një botim lokal i Universitetit të Harvardit në Cambridge, Massachusetts, që nga viti 1873, katër studentë që organizuan protesta propalestineze u dërguan në bordin disiplinor të universitetit.
"Veprimet që pengojnë anëtarët e universitetit të kryejnë aktivitetet e tyre normale dhe shkelin deklaratën përbëjnë sjellje të papranueshme dhe janë subjekt disipline", tha Universiteti i Harvardit për këtë çështje.
Mendohet se studentët që organizuan një marshim propalestinez në kampusin universitar në nëntor do të marrin vërejtje, ndalim ose pezullim nga universiteti.
Një nga studentët e dërguar në bordin disiplinor për organizimin e protestave pro-palestineze, Kojo Acheampong tha: "Ne e dimë se kjo nuk do të na ndalojë. Ne kurrë nuk do t'i lejojmë këto sulme të pengojnë solidaritetin tonë me popullin palestinez".
Rektorja Claudine Gay u detyrua të japë dorëheqje
Në kuadër të sesionit të titulluar "Mbajtja e presidentëve të kampusit përgjegjës dhe lufta kundër antisemitizmit" të mbajtur në Komisionin e Arsimit dhe Fuqisë Punëtore të Kongresit të ShBA-së më 5 dhjetor, rektorja e Universitetit të Pensilvanisë, Elizabeth Magill, rektorja e Harvardit, Claudine Gay dhe rektorja e Institutit të Teknologjisë së Massachusetts (MIT), Sally Kornbluth u ftuan t'u përgjigjen pyetjeve rreth qasjes së tyre ndaj incidenteve antisemitiste në kampusin universitar.
Të tre rektoret kaluan orë të tëra duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me masat disiplinore ndaj studentëve për çështje që lidhen me antisemitizmin se si universitetet përfaqësojnë pikëpamje të ndryshme dhe sigurinë në kampus.
Gay, Magill dhe Kornbluth, të cilët filluan rektoratin e tyre vitin e kaluar, deklaruan se do të luftojnë kundër rritjes së të gjitha formave të urrejtjes dhe islamofobisë.
Tre rektorë u detyruan të japin dorëheqje pasi u përballën me kritika dhe presione të forta pas deklaratave të tyre në Komision. Magill, rektorja e Universitetit të Pensilvanisë, e cila mbrojti lirinë e shprehjes në protestat kundër Izraelit dha dorëheqje dje pas kritikave dhe presioneve.