Hezbollahu thotë se ka vrarë mbi 110 ushtarë izraelitë / Photo: AA

Hezbollahu pretendon se që nga tetori kur filloi procesi i pushtimit të Libanit nga toka janë vrarë mbi 110 ushtarë izraelitë, ndërsa mbi 1.050 të tjerë janë plagosur.

Në një deklaratë me shkrim nga Hezbollahu, jepet informacion rreth sulmeve të kryera kundër ushtrisë izraelite që nga muaji tetor kur Izraeli filloi sulmet tokësore ndaj Libanit.

Humbjet e ushtrisë izraelite në periudhën e pushtimit tokësor janë "mbi 110" pretendohet në deklaratën ku më tej mbrohet ideja se janë plagosur edhe më shumë se 1.050 ushtarë të tjerë.

Po ashtu, në deklaratë thuhet se gjatë procesit të sulmeve nga toka, janë shkatërruar 48 tanke Merkava të Izraelit, 9 buldozerë ushtarakë si dhe nga 2 xhipa ushtarakë, automjete të blinduara dhe transportues trupash.

Më tej, vihen në dukje sulmet e Hezbollahut ndaj zonës Karyut në qytetin Haifa dhe zonat ushtarake në qytetin Safed të Izraelit dhe se në 4 ngjarje të ndryshme janë shënjestruar 21 ushtarët izraelitë.

Ushtria izraelite vepron në fshehtësi të plotë në sulmet kundër Libanit, nuk bën deklaratë përveç lajmeve për humbje të kufizuara lidhur me konfliktin me Hezbollahun.

Ushtria izraelite, e cila që nga 8 tetori 2023 ka vazhduar konfliktin e kontrolluar me Hezbollahun, më 23 shtator nisi qindra sulme ajrore në qytetet jugore të Libanit si dhe në rajonet Beqaa dhe Baalbek.

Sipas të dhënave të Ministrisë libaneze të Shëndetësisë, 3.544 persona, përfshirë 212 fëmijë dhe 902 gra, janë vrarë, ndërsa 15.036 të tjerë janë plagosur që nga 8 tetori 2023.

AA