Zyra për Media e Qeverisë së Gazës ka bërë të ditur se një numër i madh njerëzish u vranë dhe u plagosën në sulmet ajrore izraelite në një lagje të banuar në qytetin qendror Deir al-Balah.
“Bombardimi ka shkaktuar shkatërrim masiv në zonë”, tha Salama Marouf për Anadolu, një zëdhënës i Zyra për Media.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra, konfirmoi se në sulmin izraelit u raportuan viktima, por nuk dha një shifër të saktë.
“Mjekët ende po punojnë për të nxjerrë njerëzit nga nën rrënoja”, tha al-Qudra për Anadolu.
Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i ndërmarrë nga Hamasi një muaj më parë.
TRT Balkan / agjencitë