Hungaria rifillon kontrollet kufitare me Rumaninë nga 1 janari.      Foto: AA

Hungaria do të nisë kontrollet kufitare me Rumaninë, e cila i është bashkuar zonës së Shengenit pa viza, nga 1 janari.

Kontrollet kufitare me Rumaninë do të rivendosen për t'i "parandaluar kërcënimet ndaj rendit publik dhe sigurisë së brendshme", njoftuan media hungareze, duke cituar burime policore.

Policia hungareze ka paralajmëruar udhëtarët që hyjnë në vend se mund të kryhen kontrolle të rastësishme dhe i këshilloi ata t'i mbajnë dokumentet e nevojshme.

Sipas gazetës “Libertatea”, më shumë se 30 pika kufitare në Rumani, të cilat do të bashkohen me rrugë tokësore në zonën Shengen në vitin 2025, do të mbyllen.

Kontrollet e rastësishme do të vazhdojnë edhe për gjashtë muaj në kufirin bullgaro-rumun.

Rumania dhe Bullgaria më 12 dhjetor morën lejen për të hyrë në zonën Shengen me rrugë tokësore nga 1 janari i vitit 2025.

TRT Balkan / agjencitë