Komisioni Evropian (KE) ngriti padi kundër Hungarisë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë për shkelje të lirisë së shtypit dhe diskriminimit seksual.
Në një njoftim me shkrim nga KE-ja thuhet se mos dhënia e licencës ndaj medias hungareze, Klubradio, u soll në gjykatë me arsyetimin se "ka shkelur ligjet e BE-së duke zbatuar kushte joproporcionale dhe jotransparente".
Në deklaratë thuhet se një opinion i arsyetuar i ishte dërguar Hungarisë më 2 dhjetor 2021, por vendi nuk i adresoi shqetësimet e potencuara nga Komisioni.
"KE vendosi të referojë Hungarinë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë për ligjin e saj që diskriminon njerëzit në bazë të orientimit të tyre seksual dhe identitetit gjinor. KE konsideron se ligji shkel rregullat e tregut të brendshëm, të drejtat themelore të individëve dhe vlerat e BE-së", thuhet më tej.
Në deklaratë theksohet se ky aplikim nga KE-ja është hapi i radhës në procedurën e nisur më 15 korrik 2021 me një shkresë zyrtare kundër Hungarisë. Më tej thuhet se autoritetet hungareze nuk iu përgjigjën në mënyrë adekuate shqetësimeve të KE-së dhe nuk ka marrë asnjë angazhim për të korrigjuar mospërputhjen.
Hungaria është kritikuar një kohë të gjatë nga BE-ja me arsyetimin se është në rënie të parimeve të tilla si demokracia dhe sundimi i ligjit.
15 Kor 2022
Hungaria paditet për shkelje të lirisë së shtypit dhe diskriminimit seksual
Hungaria para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë do të duhet të arsyetojë vendimet e saj për të cilat Komisioni Evropian vlerëson se janë shkelur rregullat e brendshme të BE-së
AA
Lajme të ngjashme
Hungaria: Bullgaria në Shengen vetëm nëse e largon taksën për gazin rus
"Ky vendim i Bullgarisë, i cili është plotësisht në kundërshtim me legjislacionin evropian, paraqet rrezikun e ndalimit të furnizimit me gaz", theksoi Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Peter Szijjarto.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.