Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) njoftoi se nuk ka ndodhur ndonjë dëm në objektet bërthamore në Iran.
"IAEA-ja konfirmon se nuk ka ndodhur ndonjë dëm në objektet bërthamore të Iranit", thuhet në deklaratën e bërë në llogarinë e rrjeteve sociale të IAEA-së, pas raportimeve për shpërthime në provincën verilindore iraniane Isfahan, ku ndodhet baza e Forcave Ajrore të Iranit.
Në deklaratë thuhet se kreu i IAEA-së, Rafael Mariano Grossi, i cili paralajmëroi kundër shënjestrimit të objekteve bërthamore, u bëri thirrje palëve për përmbajtje.
Gjithashtu, në deklaratë është përsëritur paralajmërimi se objektet bërthamore nuk duhet të jenë kurrë në shënjestër në konfliktet ushtarake, duke shtuar se IAEA-ja po i ndjek nga afër zhvillimet.