Rruga e Zhvillimit do e forcojë integrimin ekonomik mes Irakut dhe Türkiyes / Photo: AA

Zv.ministri irakian i Punëve të Jashtme, Hisham al-Alawi, theksoi se Projekti i Rrugës së Zhvillimit do të forcojë integrimin ekonomik mes Irakut dhe Türkiyes.

Al-Alawi vlerësoi marrëdhëniet mes Irakut dhe Türkiyes, si dhe partneritetin në kuadër të Projektit të Rrugës së Zhvillimit. "Marrëdhëniet e Irakut dhe Türkiyes janë të rëndësishme dhe të ndryshme", tha Alawi, i cili vuri në dukje se "këto marrëdhënie bazohen në historinë dhe kulturën e lashtë të përbashkët dhe të shkuarës me interesa reciproke".

Alawi kujtoi se Iraku dhe Türkiye kanë ndërmarrë punime të përbashkëta në shumë fusha, si dhe janë zhvilluar vizita të ndërsjella, përfshirë vizitën e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan në Irak.

"Vizita e presidentit të nderuar turk Erdoğan në Irak në muajin prill dhe vizitat e kryeministrit Sudani dhe ministrit tonë të jashtëm Fuad Hussein në Türkiye siguruan kontribut në zhvillimin e marrëdhënieve të bazuara në interes të përbashkët. Ne nënshkruam memorandume të përbashkëta mirëkuptimi.

Marrëveshje të tilla tregojnë dëshirën e të dyja palëve për të mbushur boshllëqet dhe për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe", theksoi Alawi.

- "Projekti i Rrugës së Zhvillimit do të forcojë integrimin ekonomik mes Irakut dhe Türkiyes"

Alawi theksoi se Projekti i Rrugës së Zhvillimit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Irakun dhe vendet e rajonit dhe se Iraku dhe Türkiye vijnë në krye të vendeve që do të përfitojnë më shumë nga ky projekt.

Duke bërë të ditur se nga ky projekt do të përfitojnë edhe Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Arabia Saudite, Irani, Azia Juglindore dhe disa vende evropiane, Alawi theksoi: "Projekti i Rrugës së Zhvillimit do të forcojë integrimin ekonomik mes Irakut dhe Türkiyes.

Kjo në të njëjtën kohë do të lehtësojë transportin e mallrave dhe transportimin e njerëzve mes vendeve. Vizitat e nivelit të lartë mes Irakut dhe Türkiyes vazhdojnë në masë të madhe çdo vit. Mes nesh ka shumë çështje që i bëjnë të detyrueshme vizitat e tilla.

Vizitat reciproke të nivelit të lartë do të vazhdojnë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe realizimin e vizionit të përbashkët".

TRT Balkan / agjencitë