Iran: Shpërthime në verilindje të provincës Isfahan / Photo: AA

Mediat amerikane, duke cituar zyrtarë amerikanë, njoftuan se Izraeli kreu një sulm në territorin iranian.

Lajmi për sulmin izraelit në Iran, i cili u publikua fillimisht nga kanali amerikan “ABC News”, duke cituar një zyrtar amerikan, u raportua më pas nga “CBS News” dhe “CNN”.

Sipas burimeve zyrtare amerikane të paidentifikuara, Izraeli ndërmori një "kundërsulm" kundër Iranit në orët e para të mëngjesit të 19 prillit.

Gazeta amerikane “ABC News” deklaroi se nuk janë konfirmuar pretendimet se Izraeli ka goditur disa zona në Siri dhe Irak.

Duke folur për CNN, zyrtari amerikan tha se administrata Joe Biden nuk i ka dhënë "dritën jeshile" "kundërsulmit" të Izraelit ndaj Iranit dhe se ShBA-ja nuk dëshiron një konflikt të gjithanshëm në rajon.

Departamenti i Shtetit dhe Pentagoni ende nuk e kanë konfirmuar se ishte sulm.

Televizioni shtetëror raportoi se një shpërthim relativisht i fuqishëm u dëgjua në provincën Isfahan.

Agjencia e lajmeve Fars, duke cituar burime lokale, raportoi se një shpërthim u dëgjua në qytetin Kehjavaristan, në verilindje të Isfahanit.

TRT Balkan / agjencitë