Irani deportoi më shumë se 43 mijë afganë muajin e fundit.     /Foto: AA

Më shumë se 43 mijë afganë u deportuan nga Irani muajin e fundit, ndërsa 46 mijë afganë u kthyen në vend me dëshirën e tyre, njoftuan Talebanët.

Zëvendësministri i Imigracionit dhe i Kthimit i qeverisë së përkohshme talebane, Abdurrahman Rashid, deklaroi se më shumë se 43 mijë afganë pa dokumente ligjore u deportuan nga Irani muajin e fundit. Ai theksoi se rreth 46 mijë afganë u kthyen në vend me dëshirën e tyre.

Autoritetet iraniane në deklaratat e tyre herë pas here thonë se në Iran jetojnë afër 5 milionë afganë.

Irani deporton afganët kryesisht përmes pikave kufitare në provincat Herat dhe Nimruz. Këto dëbime shtohen herë pas here.

TRT Balkan / agjencitë