Sulmi i Iranit me dron ndaj Izraelit ka të ngjarë të zgjasë disa orë, tha Shtëpia e Bardhë, ndërsa u zotua të mbështesë mbrojtjen e aleatit të tij kundër Teheranit.
"Ky sulm ka të ngjarë të shpaloset brenda disa orësh", tha në një deklaratë zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson, duke shtuar se "Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me popullin e Izraelit dhe do të mbështesin mbrojtjen e tyre kundër këtyre kërcënimeve nga Irani".
Pak orë më parë Ushtria izraelite njoftoi se Irani ka lëshuar dronë ndaj Izraelit dhe do të duhen disa orë për të arritur.
TRT Balkan / agjencitë