Irani ka gjuajtur qindra raketa balistike në drejtim të Izraelit në mes të tensioneve të rritura midis dy rivalëve rajonal.
Sulmi filloi rreth orës 20:15 të kohës lokale (16:45 GMT) të martën. Mediat iraniane thanë se të paktën 400 raketa ishin lëshuar deri më tani.
Në një deklaratë paraprake, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRCG) tha se sulmi ishte në përgjigje të vrasjes së liderit të Hamasit Ismail Haniyeh, liderit të Hezbollahut Hassan Nasrallah dhe gjeneralit iranian Abbas Nilforoshan.
Haniyeh u vra në Teheran muajin e kaluar, ndërsa Nasrallah u vra në Bejrut të premten së bashku me Nilforoshan.
Garda paralajmëroi se nëse Izraeli i përgjigjet breshërisë së raketave, do të përballet me më shumë "sulme shkatërruese".
Më tej, thuhet se sulmi ishte kryer me mbështetjen e ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
Misioni iranian i OKB-së lëshoi më vonë një deklaratë duke pohuar se sulmet me raketa ishin "përgjigje ligjore, racionale dhe legjitime e Iranit" ndaj vrasjeve, duke theksuar se ky veprim "ishte kryer siç duhet".
Tensionet kanë qenë të larta midis Teheranit dhe Tel Avivit që nga vrasja e Haniyes në kryeqytetin iranian më 1 gusht. Irani e kishte fajësuar Izraelin dhe u zotua për një përgjigje të ashpër.
Vrasja e Nasrallahut, një aleat kyç i Iranit, në një sulm ajror izraelit në një periferi jugore të Bejrutit u pasua nga dënime të forta nga udhëheqësia e lartë e Iranit.