Ish-kryeministri pakistanez bën thirrje për "qeveri uniteti" pas zgjedhjeve       / Foto: AA

Ish-kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, bëri thirrje për një "qeveri uniteti", pasi rezultatet e zgjedhjeve të publikuara nga autoriteti zgjedhor sugjerojnë një përbërje parlamentare me një shumicë të ngushtë.

Në fjalimin e tij të parë publik në qytetin verilindor Lahore pas zgjedhjeve të së enjtes, Sharif tha se "zgjidhja e vetme" për krizat politike dhe ekonomike është që "të gjitha partitë politike të bashkojnë duart dhe të formojnë një qeveri uniteti".

"Pakistani nuk mund të përballojë më politikën e konfrontimit. Ne nuk jemi në disponim për të luftuar me askënd. Kjo është arsyeja pse unë u ofroj të gjitha partive politike të bashkohen dhe ta largojnë vendin nga vështirësitë me të cilat po përballet", tha Sharif.

Sharif tha se ai ka ngarkuar vëllain e tij dhe presidentin e Ligës Muslimane të Pakistanit-Nawaz (PML-N), Shehbaz Sharif, që të kontaktojnë parti të ndryshme politike, duke përfshirë Partinë Popullore të Pakistanit (PPP) të qendrës së majtë.

Ish-kryeministri ftoi të gjitha partitë si dhe kandidatët e pavarur që morën mandat në zgjedhje.

Sipas rezultateve paraprake, kandidatët e pavarur të mbështetur nga partia e Pakistanit Tehreek-e-Insaf (PTI) e ish-kryeministrit të burgosur Imran Khan kanë fituar 89 vende, të ndjekur nga PML-ja (N) 66 dhe PPP-ja 49 nga gjithsej 266 të ulëse të drejtpërdrejta në Asamblesë Kombëtare.

TRT Balkan / agjencitë