Ushtria izraelite arrestoi të paktën 28 palestinezë, përfshirë një fëmijë, gjatë bastisjeve në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar.
Në deklaratën me shkrim nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë thuhet se ushtarët izraelitë kanë vazhduar bastisjet e tyre në shtëpitë e palestinezëve në Bregun Perëndimor.
Ushtarët izraelitë arrestuan të paktën 28 palestinezë, përfshirë ish të burgosur dhe një fëmijë, gjatë bastisjeve në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor.
Raportohet se 15 nga palestinezët në fjalë janë ndaluar në kampin e refugjatëve Al-Arub në veri të Khalilit (Hebron).
Gjatë bastisjeve janë shkatërruar shtëpitë e palestinezëve dhe janë kërcënuar të arrestuarit dhe familjet e tyre.
Numri i palestinezëve të arrestuar në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023 ka kaluar 11.400.