Izraeli u zotua të martën vonë se do t'i përgjigjet sulmit të pashembullt raketor të Iranit ndaj vendit në një moment të zgjedhur prej tij, duke e quajtur atë "një përshkallëzim të rëndë dhe të rrezikshëm".
“Irani nisi një sulm në shkallë të gjerë prej mbi 180 raketash balistike direkt nga toka iraniane në shtetin e Izraelit”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari në një video deklaratë.
“Kishte një numër të vogël goditjesh në qendër të Izraelit dhe goditje të tjera në Izraelin jugor,” shtoi ai.
Hagari theksoi se shumica e raketave u kapën nga sistemet mbrojtëse të Izraelit dhe partnerët e tij.
"Shumica e raketave në hyrje u kapën nga Izraeli dhe një koalicion mbrojtës i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara", tha ai.
Ai tha se sulmi shënoi një përshkallëzim të ashpër të armiqësive.
“Sulmi i Iranit është një përshkallëzim i rëndë dhe i rrezikshëm. Do të ketë pasoja”, paralajmëroi ai.
Izraeli është plotësisht i përgatitur për të ndërmarrë veprime në përgjigje të sulmit, tha Hagari.