Izraeli e pranon fajin për vrasjen e pesë të miturve palestinez në Gaza

Izraeli e pranon fajin për vrasjen e pesë të miturve palestinez në Gaza

Akuzat e para iu drejtuan grupit palestinez Xhihadi Islamik.
Sulmet e fundit ajrore izraelite mbi Rripin e Gazës.     Foto: AA

Zyrtarët izraelitë të mbrojtjes kanë konfirmuar se Izraeli ishte përgjegjës për vdekjen e pesë të miturve të vrarë në ditën e fundit të armiqësive të fundit me Xhihadin Islamik këtë muaj, shkruan gazeta izraelite Haaretz.

Një hetim i ushtrisë për incidentin, i cili ndodhi më 7 gusht në varrezat Al-Faluja në lindje të Jabalya, siç shkruan Haaretz, ka arritur në përfundimin se të miturit u vranë nga një sulm ajror izraelit, kanë konfirmuar disa burime të mbrojtjes.

Menjëherë pas vdekjes së tyre, disa oficerë të lartë thanë se të pestët ishin vrarë me shumë gjasa nga një raketë e gabuar e Xhihadit Islamik.

Pas një incidenti të ngjashëm në kampin e refugjatëve Jabalya një ditë më parë që vrau tetë civilë, përfshirë fëmijë, një hetim i ushtrisë arriti në përfundimin se kjo në fakt ishte shkaktuar nga një raketë e gabuar e Xhihadit Islamik. Palestinezët kishin pohuar se tetë ishin vrarë nga Izraeli, por ushtria shpejt lëshoi prova që tregonin se ata ishin vrarë në të vërtetë nga Xhihadi Islamik.

Palestinezët kishin pohuar se tetë ishin vrarë nga Izraeli, por ushtria shpejt lëshoi prova që tregonin se ata ishin vrarë në të vërtetë nga Xhihadi Islamik.

"Ne nuk kemi kryer asnjë sulm në atë zonë, as në zonat urbane dhe jo në atë kohë," tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Ran Kochav menjëherë pas incidentit në kampin e refugjatëve. Kreu i Drejtorisë së Operacioneve të ushtrisë, gjeneralmajor Oded Bassuk, tha në mënyrë të ngjashme se “bazuar në vlerësimet e inteligjencës, mund të konkludohet se ky ishte një dëmtim i vetëshkaktuar. Ne mund të shihnim raketën që goditi një shtëpi palestineze.”

Të nesërmen, IDF lëshoi atë që tha se ishte dëshmi e raketës së gabuar. Pamjet treguan disa raketa duke u lëshuar dhe njëra, e rrethuar me të kuqe, duke rënë poshtë. Ushtria pretendoi se kjo raketë kishte shpërthyer brenda Gazës.

Por, në incidentin e varrezave, megjithë vlerësimet e tyre jo zyrtare, oficerët e lartë të IDF nuk komentuan kurrë publikisht se kush ishte përgjegjës.

Pesë viktimat ishin Xhamil al-Din Nijm 3 vjeçar, Xhemil Ihab Nijm 13 vjeçar, Mohammad Nijm 16 vjeçar, Hamed Nijm 16 vjeçar dhe Nathmi Karsh, 15. Sipas Këshillit Norvegjez të Refugjatëve, tre prej tyre kishin marrë pjesë në një program mbështetës për viktimat e traumës në Gaza.

Zëdhënësi i IDF-së, tha se gjatë tri ditëve të luftimeve, të quajtur Operacioni Breaking Dawn, ushtria po punonte për të mbrojtur sigurinë e vendit, dhe për këtë arsye "sulmoi objektivat ushtarake të Xhihadit Islamik në Rripin e Gazës. Gjatë operacioneve të saj, IDF bëri çdo përpjekje të arsyeshme për të minimizuar, për aq sa ishte e mundur, dëmtimin e civilëve dhe pronës civile.”

Ushtria është duke i hetuar të gjitha veprimet e saj gjatë operacionit, thuhet më tej një njoftimin e IDF-së, dhe se ngjarja e varrezave është ende duke u hetuar.
Ndryshe, mbështetur në të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë së Izraelit, më së paku 49 palestinez, përfshi edhe 17 fëmije dhe gra mbetën të vrarë, ndërsa mbi 360 të tjerë u lënduan nga sulmet e fundit mbi Rripin e Gazës.

TRT Balkan / agjencitë